Politike

Sekretari i Këshillit bashkiak letër Veliajt: Nga ana jonë nuk ka asnjë vendim ndalimi për prezencën tuaj

Në letër thuhet se nga ana e tyre nuk ka asnjë vendim për për të ndaluar prezencën e Veliajt në mbledhje.

23 Shtator 2025, 16:00 Nga E. D
Sekretari i Këshillit bashkiak letër Veliajt: Nga ana jonë nuk ka
Erion Veliaj

TIRANË- Sekretari i Këshillit Bashkiak i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt. Në letër thuhet se nga ana e tyre nuk ka asnjë vendim për për të ndaluar prezencën e Veliajt në mbledhje.

Sakaq, të premten Veliaj i drejtoi një letër zyrtare Këshillit, ku kërkonte të merrte pjesë në mbledhjen e së hënës, ku do të shqyrtohet propozimi për shkarkimin e tij nga detyra. Ndërkohë sekretari i Këshillit Bashkiak, Behar Zeneli, shkruan gjithashtu në letër se në rast se nuk mund të jetë fizikisht i pranishëm, pretendimet e tij mund t’i paraqesë me shkrim. 

Letra e Këshillit Bashkiak:

I nderuar Kryetar,

Ne vijim të shkresës Tuaj nr. 32059/3 prot., datë 22.09.2025, sjellim në vëmendje se nga ana e Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës Tuaj në këtë mbledhje dhe që do të çojë kërkesën Tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u dhënë sqarime në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, e cila do të zhvillohet ditën e martë, datë 23.09.2025, ora 16:00.

Sa më sipër, ripërsërisim se në vijim të kërkesës Suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet Tuaja t’i nisni me shkrim pranë Këshillit në mënyrë që të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje.

Sekretari i Këshillit bashkiak letër Veliajt: Nga ana jonë nuk ka

erion veliaj

Sondazh

Poll