Politike

"E kemi bërë zgjedhjen tonë"/ Rama: Nuk është e thjeshtë të lindë dhe të rritet krijesa e një drejtësie e të pavarur

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministrit Lamallari, Rama tha se nuk është e thjeshtë që të lindësh dhe të rritës krijesën e një drejtësie të pavarur.  

20 Shtator 2025, 11:53 Nga I.A
"E kemi bërë zgjedhjen tonë"/ Rama: Nuk është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhja e qeverisë së tij në lidhje me drejtësinë është bërë dhe tashmë ata janë të detyruar që të durojnë dhimbjen nëse dikush nga ekipi i tij mëkaton. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministrit Lamallari, Rama tha se nuk është e thjeshtë që të lindësh dhe të rritës krijesën e një drejtësie të pavarur.  

"Tek drejtësia bëhet dallimi mes një hapësire me liri dhe një hapësire ku liritë dhe të drejtat demokratike jane relative dhe gëzimi ose jo i tyre varet nga rrethana jashtë frymës dhe gërmës së kushtetutës e ligjit. Ju i shihni nga afër të gjitha vështirësitë qe materializohen edhe në dhimbje të mëdha. Dhimbje të mëdha si rezultat i shkeljes së lirive, të drejtave, frymës dhe gërmës së kushtetutës, në një porces që është proces lindjeje e vështirë. Nuk është e thjeshtë të lindë dhe të rritet krijesa e një drejtësie e të pavarur në një shtrat të përgjakur e ndotur të një drejtësie që s’ka qenë kurrë as e lirë as e pavarur, por ka qenë masë e interesave të pushtetit politik.

Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, nuk ndryshojmë në këtë pikë, jemi te detyruar që këto lloj dhimbjesh, që ndryshe nga ju këtu, na i bie ti përjetojmë edhe si pjesë të qenies sonë, politike, qoftë kur dikush ndër ne mëkaton për përfitime të paligjshme, qoftë kur mëkaton drejtësia e pavarur, duke përdorur forcen, ne s’kemi asnjë zgjidhje tjetër, asnjë rrugë tjetër. Çfarë duhet të vazhdojmë të bëjmë bashkërisht është të përmirësojmë standardet," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll