Politike

Rama prezanton Ministren e re të Shëndetësisë: Ka spikatur si akademike, si mjeke dhe si drejtuese

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Sala ka spikatur si akademike si mjeke dhe si drejtuese në shumë spitale apo institute në botë. 

20 Shtator 2025, 10:16 Nga I.A
Rama prezanton Ministren e re të Shëndetësisë: Ka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Sala ka spikatur si akademike si mjeke dhe si drejtuese në shumë spitale apo institute në botë. Më tej Rama theksoi se figura e ministres së re është shumë e vlerësuar dhe me një karrierë prej 30 vitesh.

“Jam besimplotë për të ardhmen e shërbimit shëndetësor sot, kur ju prezantoj me ministren e re të Shëndetësisë. Jam i bindur se shumëkush e njeh si studente të dikurshme me shkëlqim në Fakultetin e Mjekësisë, që për gati 30 vite ka zhvilluar një karrierë ndër më mbreslënëset. Ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në spitalet më të njohura të botës, ka punuar në qendrën spitalore të betejës me kancerin. Ka thelluar studimet ne Universistetin e Kembrixhitit. Para se të vinte në Shqipëri këto ditë, drejtonte Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli”. Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë, mbajtur mbi 500 kumtesa dhe ligjërata në forume ndërkombëtare. Po ashtu, është një personalitet i vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare”, tha Rama.

edi rama evis sala

Sondazh

Poll