Politike

Rama: Do të hapim një universitet të ri në Fier

 Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministres së re të Shëndetësisë Evis Sala, Rama deklaroi se në këtë mandat duhet që të ndërtojnë një spital ekselence për të përballuar kërkesa të larta gjatë sezonit veror.  

20 Shtator 2025, 10:35 Nga I.A
Rama: Do të hapim një universitet të ri në Fier
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të hapet në universitet mjeksor në Fier. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministres së re të Shëndetësisë Evis Sala, Rama deklaroi se në këtë mandat duhet që të ndërtojnë një spital ekselence për të përballuar kërkesa të larta gjatë sezonit veror.  

"Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier. Duam të shkojmë më tutje edhe me ndertimin e një spitali ekselence që të ofrojë sherbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në sherbim te shëndetësisë", tha Rama.

edi rama evis sala

Sondazh

Poll