Politike

"Jeni të njohur për naze e teka"/ Rama i drejtohet mjekëve: Ministrja është kthyer në fshatin e vetë, uroj mos t'ju hajë

Rama theksoi se mjekët janë një komunitet i njohur për teka dhe për naze, duke shtuar se shpreson që të mos kenë naze me Ministren e re.

20 Shtator 2025, 11:04 Nga I.A
"Jeni të njohur për naze e teka"/ Rama i drejtohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta më mjekët në fund të prezantimit të Ministres së Shëndetësisë Evis Sala. Rama theksoi se mjekët janë një komunitet i njohur për teka dhe për naze, duke shtuar se shpreson që të mos kenë naze me Ministren e re. Ndërkohë që më tej ka shtuar se së bashku ata të bëjnë se shërbimi shëndetësor të jetë elitar në spitalet e vendit. 

"Duke qenë se jeni komunitet i njohur për naze, është diçka që na e keni mësuar se jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj, edhe për shkak edhe të  stresit të madh besoj, nuk ma ha mendja se keni ndonjë naze të mundshme për të bërë për ministren që është njësoj sikur ta keni nxjerrë vetë.

Kjo mund të jetë shumë e mirë, por edhe shumë e rrezikshme sepse s’ka profet në fshatin e vet. Është kthyer në fshatin e vet, uroj që as mos t’ju hajë dhe as mos ha hani, por së bashku të bëni që shërbimi shëndetësor të njohë në këtë qendër një xhevahir të kurorës në të gjitha kuptimet e fjalës”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll