Politike

Rama tregon përparësitë në sistemin shëndetësor: Krijimi i ekselencave dhe Inteligjenca Artificiale

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministres së re të Shëndetësisë Evis Sala, Rama deklaroi se në këtë mandat duhet që të hapin një spital të ri në Fier dhe të ndërtojnë një spital ekselence për të përballuar kërkesa të larta gjatë sezonit veror.  

20 Shtator 2025, 10:23 Nga I.A
Rama tregon përparësitë në sistemin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar ditën e sotme përparësitë në sistemin shëndetësor. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministres së re të Shëndetësisë Evis Sala, Rama deklaroi se në këtë mandat duhet që të hapin një spital të ri në Fier dhe të ndërtojnë një spital ekselence për të përballuar kërkesa të larta gjatë sezonit veror.  

"Duam të shkojmë me hapjen e një spitali të ri në Fier dhe ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë dhe shërbime dhe të jetë në gjendje të përballojë kërkesa shumë të larta sidomos gjatë sezonit veror. Po ashtu jemi në diskutime për të lidhur partneritet strategjik me kompanitë më të mirënjohura në shërbim të shëndetësisë…që deri tani ka Mbretëria e Bashkuar. Të gjitha këto do të jenë në fokusin e ministrisë së re. Po ashtu janë dy shtylla me rëndësi mbi të cilat do të mbështetemi, nga njëra anë krijimi i ekselencave, dhe përparësia e Inteligjencës Artificiale në sistemin tonë shëndetësor,” tha Rama.

edi rama evis sala

Sondazh

Poll