Politike

Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje të Drejtësisë

Gjatë prezantimit të Ministrit të ri të Drejtësisë Besfort Lamallari, Rama deklaroi se qeveria e tij nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë.

20 Shtator 2025, 11:45 Nga I.A
Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: Nuk kemi ndërhyrë
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pushteti gjyqësor prej vitesh është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Gjatë prezantimit të Ministrit të ri të Drejtësisë Besfort Lamallari, Rama deklaroi se qeveria e tij nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë. Por mesa duket Rama e ka harruar sulmet që ka nisur drejt gjyqtarëve dhe prokurorëve kohët e fundit.   

"Pushteti gjyqësor është një pushtet i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ju, sepse ky është një mision i madh kombëtar që do të bëjë në fund fare diferencën: a do të jetë Shqipëria me një drejtësi të pavarur si çdo vend i BE, të garantuar njëherë e mirë apo do të kthehet pas dhe të vërë në dyshim integrimin Europian. Kjo bëhet për të ardhmen tonë. Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, seleksionim, përzgjedhje apo promovimi i prokurorëve dhe gjykatësve, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.

edi rama besfort lamallari

Sondazh

Poll