Politike

"Nuk mund t'i vendosim limit ambicies"/ Rama: QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministres Evis Sala, Rama ka theksuar se ambiciës nuk duhet t'i vendosin limit.

20 Shtator 2025, 10:59 Nga I.A
"Nuk mund t'i vendosim limit ambicies"/ Rama: QSUT të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se QSUT-ja duhet që të tërheq jo vetëm mjek shqiptarë por edhe të huaj. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministres Evis Sala, Rama ka theksuar se ambiciës nuk duhet t'i vendosin limit. Ndërkohë që ka shtuar se QSUT-ja duhet të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës. 

"Nuk duhet të vendosim asnjë limit në ambicie, ta shohim si të natyrshme të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju. Jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar të gjithë së bashku veten dhe për ta parë çdo gjë si fillim të ri. Kjo infrastrukturë që nuk ka çfarë ti ketë zili fare as spitaleve më në zë, është për momentin mure, pajisje, dhe hapësira. Sdfia është që edhe shërbimi brenda të jetë në të njëjtin nivel.

Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye. S’kemi pse QSUT të mos e kemi në 500 spitalet më të mira të botës, s’ka asnjë arsye pse jo. Problem nuk është profesionalizmi, por integriteti i të gjithë trupës, dhe kapaciteti i trupës për të prodhuar sukses. Është gjithçka tjetër nga sa bën secili individualisht," tha Rama.

edi rama evis sala

Sondazh

Poll