Politike

"Teknologjia na ka dhënë hapa të mëdhenj"/ Rama: Me prokurimet publike kemi bërë progres të konsiderueshëm

Gjatë fjalës së tij, në konferencën ndërkombëtare për qeverisje, Rama ka përmendur këtu avancimet që ka vendi vendi me prokurimet publike.

10 Shtator 2025, 14:23 Nga I.A
"Teknologjia na ka dhënë hapa të mëdhenj"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se avancimi teknologjik na ka dhënë hapa të mëdhenj. Gjatë fjalës së tij, në konferencën ndërkombëtare për qeverisje, Rama ka përmendur këtu avancimet që ka vendi vendi me prokurimet publike. Për këtë Rama shtoi se kanë përdorur inteligjencën artificial. 

"Nga njëra anë kemi procesin me BE-në i cili është përtej pjesës politike, po nga ana teknike është një bekim sepse është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohurinë dhe i cili tregon se si të drejtohen institucionet. Kur ti ke institucione dhe i referohem Britanisë, duket më pak tërheqëse, por kur nuk ke institucione është një bekim, prandaj si Shqipëria ka për të ndërtuar institucione nëse nuk e bën nëpërmjet këtij kanali dhe nuk e bën nëpërmjet këtij procesi neurologjik, midis këtyre pragjeve, kritereve, standardeve dhe midis të gjitha gjërave të cilat duken të çmendura dhe në fakt janë të çmendura, por në fund është një kurbë mësimi.

Prandaj teknologjia e re, mund të na japë shteteve si ne, mundësinë që të bëjmë hapa të cilët ndryshe do të ishin të pamundur. Pra thjesht imagjinoni, nëse teknologjia digjitale nuk do të ishte e zbatueshme, si do të kishim ne mundësinë që të jemi në atë pozicion dhe të ofronin me qindra-mijëra shërbime online dhe atëherë kanë qenë miliona njerëz që qëndronin në rradhë për të marrë një certifikatë lindjeje, thjesht për të marrë një dokument që tregon që ti ekziston, ti duhet të qëndrosh në radhë fizikisht dhe të presësh, dhe kjo ndodh dhe falë teknologjisë që ne sot jemi në këtë pozicion ku mund të bëjmë diçka të tillë. Edhe në fusha të tjera, ne tanimë  kemi krijuar një model, i cili funksionon për ne nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe ajo që të tjerët bënë për shtatë vite, - Kroacisë iu deshën shtatë vite, - ne mund ta bëjmë në më pak se dy vite dhe jemi duke bërë atë shumë shumë shpejt. Do të ishte e pamundur pa teknologjinë.

Ose prokurimet publike; ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe tani ne synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike nëpërmjet inteligjencës artificiale, e cila do të jetë komplet me inteligjencë artificiale nga A-ja te Zh-ja dhe kjo do i bëjë prokurimet publike absolutisht transparente dhe nuk do të jetë fare e kontestueshme. Ndoshta një prej efekteve anësore do të jetë se shumë persona nuk do të dëshirojnë më të merren me politikë, por në rregull. Është në rregull, punë e madhe. Ky ndoshta do të jetë një efekt, sepse prokurimet publike janë një arsye shumë e mirë pse personat merren me politikë," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll