Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, Rama: Larg qoftë ne të bëhemi si Gjermania
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta ditën e sotme në lidhje me integrimin e vendit në BE. Gjat&eu...
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD-ja ka dokumentuar veprimtarinë e partisë shtet për të vjedhur votat.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ftoi sot kryesinë e PD-së të mos njohin zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD-ja ka dokumentuar veprimtarinë e partisë shtet për të vjedhur votat. Ndërkohë që shtoi se njohja e zgjedhjeve do e bënte PD-në bashkëautore në këtë farsë elektorale.
"Në këtë material ka një dokumentim të plotë të veprimtarisë së partisë shtet. Përdorimit të të gjitha resurseve. Ka një dokumentim të plotë të shëmtisë të paparë të ditës së votimit. Në qindra e qindra video, dokumentohet se si kontrollohej në mënyrën më banditeske vota, votimi dhe vullneti i qytetarëve nga policia politike socialiste, administrata, komisionerët, vëzhguesit e me radhë. Një vend të veçantë zënë analiza e videove të ditës së votimit. Ajo ishte një ditë krimi të vërtetë, ku nuk u la përpjekje pa bërë që të kontrollohet numri më i madh i mundshëm i qytetarëve dhe vota e tyre.
Vota dy tre herë, gjëra të zakonshme. Vota familjare u tejkalua. Tani i kontrollonin njerëz të panjohur, kjo nuk kishte ndodhur. Por është e dokumentuar falë punës që kanë bërë drejtuesit, që kanë bërë përfaqësuesit tanë, grupi i punës ka bërë një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Kjo analizë gjeti se janë ndërruar kuti votimi. U zhdukën me datën 14 prill 350 kuti votimi pa asnjë dokument, pa asnjë procesverbal. Një mirënjohje të thellë ndaj atij punonjësi të përgjegjshëm, një njeri i thjeshtë, por me instinktin e njeriut të ndershëm, i ndoqi banditët gjer në strofullën e tyre. Dhe gjeti se të gjitha shkuan në pallatin e Pilo Kerrit. Famozit Pilo Kerri Çfarë na treguan ne ditën e votimit analiza e materialeve zgjedhore?
Kuti që nuk kishin asnjë firmë të komisionerëve, kuti të firmosura vetëm nga komisioneri socialist. Kuti që kishin diskordanca të mëdha. Kuti të ndërruara pra. Na treguan kuti të ardhura nga diaspora me rezultate 93 përqind për partinë e krimit. Kuti me rezultate 91 përqind për partinë e krimit. Pra, shkoi gjer në forma të tilla groteske manipulimi. Përveç këtyre është mbajtur një kontakt online me të gjitha grupet e vëzhguesve. U janë dërguar të gjitha këto gjetje, sepse një nga çështjet që u thoshte me kërcënim narkodiktatori, gjejini ku i keni këto fakte që i keni shkruar këto. U thoshte vëzhguesve ku i keni faktet. Faktet janë aq të zeza sa nuk mund të mbulohen me asgjë.
Unë mendoj se gjithë kjo punë e bërë ishte një detyrim absolut dhe unë vlerësoj shumë të gjithë ata që u angazhuan në këtë. Albanën që e drejtoi atë grup. Ishte detyrim i yni absolut ndaj demokratëve dhe shqiptarëve si kushti më themelor i qëndrimit të përgjegjshëm nga ana jonë. E kundërta do të ishte tradhti ndaj tyre. Do ishte tradhti e vërtetë. Do ishte bashkëautorësi në krimin monstruoz, në farsën elektorale. Po kjo nuk mund të ndodhte. Duke pasur parasysh këto qindra dhe mijëra dokumente që faktojnë në mënyrën më të plotë shkatërrimin apo kthimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale nga kreu i organizatës kriminale Edi Rama, unë ftoj kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e këtyre zgjedhjeve do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më e shëmtuara në 32 vite," tha Berisha.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta ditën e sotme në lidhje me integrimin e vendit në BE. Gjat&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ka deklaruar se arsyej...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ata janë përballur në këto zgjedhje me një regjim ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se forca kryesore e qeverisë Rama është &e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ka deklaruar e vendi n...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së duke e konsideruar vendin si nj&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së me një autokri...
Mirela Bogdani dhe Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zhvilluar një takim ditën e sotme me&n...
Tony Blair dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e vendit do të ndiqnin shembullin e Bashki...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANË- Seanca e parë paraprake në GJKKO ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të mbah...