10 Shtator 2025, 13:55
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ka deklaruar se arsyeja që departamenti amerikan i shtetit nuk ka uruar qeverinë Rama është për shkak të urdhërit të Trump. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se presidenti amerikan ka vendosur që të mos urojë asnjë për zgjedhje jo të lira. Ndërkohë që shtoi se zgjedhjet në Shqipëri ishin të përfshira nga kartelet kriminale dhe presionet ndaj votuesve.
"Pra, një punë e rëndësishme është bërë. Shumë më tepër duhet të thellohet. Por tani, secili nga ne ka në dorë dokumente ndërkombëtare për ato që thotë. Ishin dje në komisionin e monitorimit të Këshillit të Europës. Nuk e çelën gojën të deleguarat e Edi Ramës. E përgëzoj Albanën për punën. I nisi të tria, po çfarë të thoshin. Demokratë e socialistë dënuan qëndrimin ndaj medieve, qëndrimin në tërësi. Pra në përputhje me këto u angazhuam për të paraqitur, për të dokumentuar, për të mbledhur të gjithë dokumentacionin zyrtar të të gjitha aspekteve të kësaj farse elektorale. Dhe kjo është paraqitur këtu në mbi 1 mijë e sa faqe sipas kapitujve dhe natyrisht ka edhe një, në proporcion me këtë, ka edhe një përmbledhje ekzekutive.
Në këtë mënyrë, ne faktojmë në një dimension shumë më të gjerë, të gjitha konstatimet e raportit të përbashkët të 4 delegacioneve. Dhe natyrisht ky ishte detyrim madhor i yni. Ishte detyrimi më absolut ndaj demokratëve dhe qytetarëve që na besuan. Por edhe ndaj shqiptarëve që besojnë se vota e lirë duhet të jetë procesi i tyre. Ishte detyrim edhe ndaj atyre miqve në rajon, në Europë dhe në botë, të cilët votuan në rezolutat e tyre denoncimin e këtyre zgjedhjeve. Kjo analizë natyrisht në disa fusha është e plotë, në disa fusha nuk bëhet kurrë e plotë, po mund ta bësh të plotë me kartelet e drogës?
Nuk mund ta bësh të plotë se ato i njeh qeveria që i udhëheq dhe i drejton. Por ne kemi mbledhur veprimtarinë e tyre dhe do i denoncojmë. Por një gjë u them se ata nuk janë vetëm emra të Xhafzotajt apo të një lagjeje në Elbasan, por janë emra të zinj në Bruksel, Strasburg dhe do jenë emra të zinj në të gjithë Europën dhe botën.
Një zhvillim madhor pozitiv do ta quaja qëndrimin e ri dhe të drejtë, për çka unë falënderoj, të Departamentit të Shtetit dhe qeverisë së SHBA. Qeveria e SHBA ka vendosur të mos urojë zgjedhje jo të lira. Të urojë vetëm zgjedhje të lira. Kjo është direktiva e presidentit Trump. Ndaj dhe gazetari që pyeti Departamentin e Shtetit, si nuk i çuat një urim Edi Ramës, ata u përgjigjën, zgjedhjet nuk ishin të lira dhe nuk urojmë. Ky është një zhvillim pozitiv. Sikundër zhvillimi i dytë pozitiv është se kartelet elektorale, se tani do i quajmë kartele elektorale dhe droge bashkë, ato janë bërë shqetësim edhe për SHBA, edhe për Europën dhe për sigurinë në tërësi," tha Berisha.
sali berisha
Politike
10 Shtator 2025, 13:48
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ata janë përballur në këto zgjedhje me një regjim ...
Politike
10 Shtator 2025, 13:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se forca kryesore e qeverisë Rama është &e...
Politike
10 Shtator 2025, 13:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ka deklaruar e vendi n...
Politike
10 Shtator 2025, 13:30
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së duke e konsideruar vendin si nj&eum...
Politike
10 Shtator 2025, 13:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së me një autokri...
Politike
10 Shtator 2025, 12:55
I.A
Mirela Bogdani dhe Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zhvilluar një takim ditën e sotme me&n...
Politike
10 Shtator 2025, 12:22
I.A
Tony Blair dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e vendit do të ndiqnin shembullin e Bashki...
Politike
10 Shtator 2025, 12:07
I.A
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË- Seanca e parë paraprake në GJKKO ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të mbah...
Politike
10 Shtator 2025, 11:43
I.A
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 13:00 Kryesinë e partisë, e cila ...
Politike
10 Shtator 2025, 08:07
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerr pamje nga bota e kafshëve të egëra në Shqipëri. Në një video të kapu...