Kryesia e PD-së, Berisha: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike!
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së duke e konsideruar vendin si nj&eum...
Berisha theksoi se gazetarët po bëjnë autocensurë, për shkak të urdhërave të drejtuesve të mediave që kanë lidhje me qeverinë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ka deklaruar e vendi ndodhet në një diktaturë autokritike Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se 90% e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohen nga qeveria. Berisha theksoi se gazetarët po bëjnë autocensurë, për shkak të urdhërave të drejtuesve të mediave që kanë lidhje me qeverinë.
"Jetojmë në një diktaturë autokratike sepse, siç kanë faktuar studime të pavarura nga ne, 90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë. Cilido që lexon Hannah Arendt apo autorë të tjerë, gjen se në mungesë të medieve të lira, mund të ndodhë çdo gjë. Dhe se diktaturat, totalitare apo jototalitare, për t’u instaluar nuk duan gjë tjetër përveçse kontrollin e medieve. Kontrolli i medieve është kontrolli i informacionit. Pa media të lira nuk ka informacion. Qytetarët mashtrohen dhe vetëm mashtrohen. Askush nuk mund të gjykojë duke u nisur nga mjedisi rreth tij.
Por kur studimi tregon se audiencën e dominojnë ato media që në doktrinën e mashtrimit paraqesin disfatat për suksese, bëjnë gjithçka të përqendrohen në çështje tretësore, katërsore, për të shmangur skandalet, listën e zezë të rekordeve të qeverisë. Në qoftë se ta zëmë një ish-opozitar ka 10 vite që nuk ka folur një fjalë, kanë me borxh ta bëjnë yll mediatik, mjafton për faktin që ka qenë dikur në opozitë. Të gjitha këto në shërbim të mashtrimit publik. Të gjitha këto në shërbim të diktaturës autoritare. Edhe njëherë kurrë të mos harrojmë, Hannah Arendt thotë, pa media të lira, mund të ndodhë çdo gjë.
Mund të ndodhë çdo gjë sepse nuk ka opinione të drejta, opinione të sakta. Dhe siç është faktuar, nga 10 televizione kombëtare, vetëm njëri rezultonte haptas në krahun e opozitës. Siç është faktuar, çdo njëri që guxon për t’u thënë publikut të vërtetat. Shiko, të mos i ngatërrojmë disa gjëra. Narkodiktatorin e Tiranës e shqetëson më shumë se çdo gjë tjetër e vërteta. Ai është i gatshëm të pranojë çdo lloj damke po të mos u thuhen të vërtetat qytetarëve. Dhe atyre televizioneve që thonë të vërtetat, u vënë çelësat, siç bëri në mënyrën më kriminale ndaj Neës24 dhe mori përsipër autorësinë kur deklaroi se kompjuterët e gazetarëve u morën se aty do ndërtohen dronë," tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së duke e konsideruar vendin si nj&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së me një autokri...
Mirela Bogdani dhe Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zhvilluar një takim ditën e sotme me&n...
Tony Blair dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e vendit do të ndiqnin shembullin e Bashki...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANË- Seanca e parë paraprake në GJKKO ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të mbah...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 13:00 Kryesinë e partisë, e cila ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerr pamje nga bota e kafshëve të egëra në Shqipëri. Në një video të kapu...
pamje nga takimi TIRANË- Ambasadorë të huaj në Tiranë kanë zhvilluar një takim pune mbrëmjen e sotme me...
Belinda Balluku TIRANË-Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njo...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjatë së tij në prezantimin e “Lidershipit”, libër nga Henry Ki...