"Forca kryesore e kësaj diktature është droga"/ Berisha: Çopja është gati t’i falë Edi Ramës 5 miliardë euro
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se forca kryesore e qeverisë Rama është &e...
Për këtë Bertisha shtoi se, kjo qeveri u bëri presion vëzhguesve ndërkombëtar, në lidhje me raportin që kishin bërë për zgjedhjet.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ata janë përballur në këto zgjedhje me një regjim që nuk pranon votën e lirë. Gjatë fjalës së tij para kryesisë së PD-së, Berisha ka theksuar se edhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë deklaruar se zgjedhjet nuk ishin të drejta. Për këtë Bertisha shtoi se, kjo qeveri u bëri presion vëzhguesve ndërkombëtar, në lidhje me raportin që kishin bërë për zgjedhjet.
"Pavarësisht nga kjo, unë mendoj se ne u angazhuam me të gjitha potencialet tona dhe absolutisht jo pa gabime dhe të meta. Dhe këtë e them haptas dhe në mënyrë të sigurt. Por u angazhuam me të gjithë potencialin tonë në një betejë me një regjim që nuk pranon kurrë votën e lirë. Vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët unë i falënderoj për raportin paraprak që bënë, në të cilin ata u thanë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet nuk ishin të drejta. Se u zhvilluan në kushte shumë të pabarabarta. Rreshtuan problematikat madhore të këtyre zgjedhjeve.
Rreshtuan përdorimin e të gjitha potencialeve njerëzore, financiare, logjistike, vendimmarrëse të shtetit për të marrë votën. Rreshtuan angazhimin e karteleve dhe grupeve kriminale për të kontrolluar votën, votëblerjen.
Rreshtuan përdorimin e 1 miliard eurove për të blerë dhe ndikuar mbi votën e qytetarëve. Përdorimin e 28 mijë hektarëve tokë kanabis për votë. Dhuratës 100 euro për 760 mijë pensionistë për votë. Përdorimin e 200 e sa milionë euro gjoba të falura.
Prokurime të pafundme dhe organizimin e 4500 ngjarjeve në kundërshtim me ligjin për të ndikuar mbi votën. Ata bënë një analizë të një vlerë historike të situatës dramatike të medieve të vendit. Ata që ata paraqesin në raportin e tyre është shembëlltyra tipike e diktaturave autokratike. Ata konstatuan se lajmet dhe editorialet, medieve u shkojnë nga zyrat e qeverisë. Ata konstatuan se pronarët e medieve janë të blerë nga qeveria dhe ushtrojnë diktat mbi gazetarët. Konstatuan se njëlloj si në diktaturat totalitare, tek shumë gazetarë funksionon vetëcensura. Në këto rrethana, sigurisht qeveria vetëm një orë pas publikimit të raportit ndërkombëtar, nisi kërcënimet dhe presionet.
Ministri i jashtëm në një akt flagrant paturpësie, shkruan letër kërcënuese për vëzhguesit. Edi Rama personalisht në zyrën e tij ka thirrur dhe ka kërcënuar vëzhguesit. Por nuk ia doli. Përpjekjet tona të drejta, të ndershme në Parlamentin Europian, në KiE, në OSBE, në sintoni të plotë me raportin e ndërkombëtarëve, u vlerësuan dhe sot janë disa institucione që do nisin në muajin që vijnë edhe misione faktmbledhëse në Shqipëri," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se forca kryesore e qeverisë Rama është &e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ka deklaruar e vendi n...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së duke e konsideruar vendin si nj&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së me një autokri...
Mirela Bogdani dhe Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zhvilluar një takim ditën e sotme me&n...
Tony Blair dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e vendit do të ndiqnin shembullin e Bashki...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANË- Seanca e parë paraprake në GJKKO ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të mbah...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 13:00 Kryesinë e partisë, e cila ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerr pamje nga bota e kafshëve të egëra në Shqipëri. Në një video të kapu...
pamje nga takimi TIRANË- Ambasadorë të huaj në Tiranë kanë zhvilluar një takim pune mbrëmjen e sotme me...