Politike

Kryesia e PD-së, Berisha: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike!

Por për këtë, Berisha tha se akoma nuk është kuptuar gjerësisht se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike dhe për këtë ka bërë 'mea culpa'

10 Shtator 2025, 13:30 Nga I.A

Kryesia e PD-së, Berisha: Shqipëria po përjeton një

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së duke e konsideruar vendin si një diktaturë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Shqipëria aktualisht është në një diktaturë autokratike. 

Por për këtë, Berisha tha se akoma nuk është kuptuar gjerësisht se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike dhe për këtë ka bërë 'mea culpa'

"Të nderuar anëtarë të kryesisë së PD. Mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë, për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të federuar apo të anëtarësuar. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq, e them këtu, për shkaqe më shumë njohje, nuk është gjerësisht e realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike.

Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, kjo ka disa faktorë, por një nga këta faktorë është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike. Diktaturat totalitare, ata që e përjetuan, ata thonë se kjo e sotmja nuk është e tillë. Dhe kanë të drejtë sepse diktaturat totalitare e përjashtojnë pluralizmin, diktatura autoritare nuk e përjashton pluralizmin, por e shtyp pluralizmin.

Kjo e dyta e shtyp pluralizmin dhe është mizore në përqendrimin e të gjithë pushteteve në një dorë. Të nderuar zonja dhe zotërinj dhe të dashur qytetarë që nga ndiqni, nga 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, nga presidenti i republikës tek punonjësi më i thjeshtë, vetëm 2 mijë prej tyre nuk janë emëruar apo zgjedhur nga partia shtet. 218 mijë në një përqendrim pra pothuaj total, i përkasin partisë shtet, partisë së krimit. Nuk ka përqendrim më të lartë pushteti në një diktature autokratike se sa ky," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll