Heqja e ‘arrestit me burg’/ Meta i drejtohet Gjykatës së Lartë
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i kërkon Gjykatës së Lartë lirinë. Avokatët e tij m&...
Në përmbyllje të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shtoi se opozita do të vijojë betejën e saj për votën e lirë dhe fjalën e lirë, duke përdorur çdo hapësirë në Parlament për të luftuar diktaturën.
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha, u shpreh se opozita duhet të marrë pjesë në parlament, pasi nuk duhet lënë asnjë hapësirë bosh përballë regjimit. Ai theksoi se beteja kundër “narkodiktaturës” kërkon energji të reja, ribrandim dhe forma të reja angazhimi. Në përmbyllje të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shtoi se opozita do të vijojë betejën e saj për votën e lirë dhe fjalën e lirë, duke përdorur çdo hapësirë në Parlament për të luftuar diktaturën.
"Duke kërkuar këtë nga kryesia, unë di se ka një debat të marrim pjesë apo jo në parlament. Ua them ju personalisht, unë mendoj se në këtë diktaturë, ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Dhe në qoftë se ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh, kërkohet qëndrimi si do ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturën, organizatën kriminale që ka uzurpuar pushtetin. Cili do jetë qëndrimi ynë i ri. Secili mund të shohë veten dhe të thotë se unë kam bërë sa kam mundur.
Jo, as unë nuk kam bërë sa kam mundur, asnjëri nuk kemi bërë sa mundemi. Tani kërkohet një ribrendim, kërkohet një ndryshim para këtij mali të farsës elektorale, beteja jonë kërkon energji të reja, kërkon forca të reja, kërkon forma të reja. Ua them unë edhe demokratëve që mendojnë se është më mirë të mos futemi në parlament. Jo, nuk është më mirë. Në një diktaturë duhet të falënderosh Zotin që të jep mundësi ta luftosh atë. Në diktaturën tjetër, ata që luftonin shkonin para pushkatimit, në kamp përqendrimi. Në këtë diktaturë e pëson si Salianji, por përsëri nuk mund ta mohojmë se mundësitë për ta luftuar janë dhe kërkon një angazhim dhe përkushtim shumë më të madh nga secili prej nesh. Kërkon shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve për t’u kthyer shqiptarëve votën e lirë, e cila me Edi Ramën nuk ndodh kurrë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira," tha Berisha.
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i kërkon Gjykatës së Lartë lirinë. Avokatët e tij m&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ftoi sot kryesinë e PD-së të mos njohin zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjal&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta ditën e sotme në lidhje me integrimin e vendit në BE. Gjat&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ka deklaruar se arsyej...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ata janë përballur në këto zgjedhje me një regjim ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se forca kryesore e qeverisë Rama është &e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ka deklaruar e vendi n...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së duke e konsideruar vendin si nj&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së me një autokri...
Mirela Bogdani dhe Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zhvilluar një takim ditën e sotme me&n...