Politike

Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, Rama: Larg qoftë ne të bëhemi si Gjermania

Në fund Rama shtoi se vendi ka nevojë të ruajë pjesën e gëzueshme të jetës.

10 Shtator 2025, 14:05 Nga I.A
Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, Rama: Larg qoftë ne
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta ditën e sotme në lidhje me integrimin e vendit në BE. Gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare për qeverisje, Rama bëri batuta teksa u shpreh se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një vend si Gjermania. Në fund Rama shtoi se vendi ka nevojë të ruajë pjesën e gëzueshme të jetës.

"Nëse bëhemi një vend që vepron si një institucion si vend anëtar i BE do ishte trashëgimia më e madhe që ne mund ti japim fëmijëve tanë për t’u rritur dhe të jetojnë në një shtet ku institucionet funksionojnë, jo si në Gjermani larg qoftë, por le të themi si në Italia po vend tjetër mesdhetar. Ne asnjëherë nuk kemi për tu bërë Gjermani dhe kemi ndihmën e BE, ndaj kemi nevojë që të humbasim mundësinë disa gjëra të vogla, pjesën e gëzueshme të jetës. Kjo është arsyeja pse të gjithë ambasadorët dëshirojnë që të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri se sa është misioni i tyre dhe kur largohen janë të trishtuar," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll