Politike

Mblidhet kryesia e BD-së, Berisha: Kemi bërë punë të dobët në qartësimin e mbështetësve

Berisha shtoi se akoma nuk është gjerësisht e kuptuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. 

10 Shtator 2025, 13:23 Nga I.A
Mblidhet kryesia e BD-së, Berisha: Kemi bërë punë të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së me një autokritikë. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha deklaroi se ata kanë bërë një punë të dobët për qartësimin e mbështetësve dhe opinionit publik. Berisha shtoi se akoma nuk është gjerësisht e kuptuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. 

"Të nderuar anëtarë të kryesisë së PD, mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Qëndrimin e forcës sonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë, për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të federuar apo anëtarësuar. E theksoj këtë moment si moment i një rëndësie kapitale sepse fatkeqësisht, për shkaqe më shumë njohje, nuk është gjerësisht e kuptuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson në opioninin publik, por më tepër më shqetëson për anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, ka disa faktorë, por një prej tyre është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fundamentale politike," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll