Bota

Deputetja bën veprimin e papritur teksa Albin Kurti mbante fjalimin në Kuvend, çfarë i vendos në xhaketë (FOTO)

3 Shkurt 2020, 12:10 Nga DOSJA
Deputetja bën veprimin e papritur teksa Albin Kurti mbante fjalimin në

Kosovë- Në seancën e sotme të Kuvendit, teksa Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim, një prej deputeteve bëri një veprim që nuk pritej. Deputetja Ganimete Musliu u ngrit të këmbë dhe i vendosi Kurtit në xhaketë dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kjo shihet qartë edhe në foto. Kurti i është përgjigjur: ‘Faleminderit deputete’.

Një ditë më parë u arrit marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së pas 4 muaj negociatash. Mësohet se qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Dy partnerët e koalicionit do të kenë nga 6 ministri dhe një zv/kryeministër, ndërsa 3 ministri do t’u ndahen pakicave. Posti i Presidentit që mbajti peng palët për shumë kohë sërish nuk u zgjidh, por Kurti dhe Mustafa deklaruan se vendosën që ta lënë këtë temë diskutimi për në momentin që Thaçit do t’i mbarojë mandati.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni   ganimete musliu albin kurti qeveria e re ne kosove   ganimete musliu albin kurti qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll