Bota

U bë gati në kohë rekord/ Publikohen pamjet e ndërtimit të spitalit me 1000 shtretër në Kinë (VD)

3 Shkurt 2020, 11:51 Nga DOSJA
U bë gati në kohë rekord/ Publikohen pamjet e ndërtimit

KINË– Spitali me 1000 shtretër në Kinë është ndërtuar në një kohë rekord prej 10 ditësh për të menaxhuar situatën në  Whan, aty ku ka shpërthyer edhe virusi vdekjeprurës.

Sipas autoriteteve kineze, ndërtimi filloi më 24 janar për spitalin që duhet të hapej në 3 shkurt, por u hap më parë.

BBC ka publikuar videon prej 60 sekondash, e regjistruar nga lart ku shihet qartë puna intensive e punëtorëve  në ndërtimin e spitalit Huoshenshan në qytetin  Wuhan.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 362 personave dhe ka prekur mbi 17 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 362 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë ndertimi i spitalit i spitalit me 1000 shtreter virusi ne kine 362 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë ndertimi i spitalit i spitalit me 1000 shtreter virusi ne kine

Sondazh

Poll