Bota

Britania u largua nga BE, a do të jetë gjermanishtja gjuha kryesore e punës në Bashkimin Europian?

3 Shkurt 2020, 08:10 Nga DOSJA
Britania u largua nga BE, a do të jetë gjermanishtja gjuha kryesore e

BRUKSEL – Menjëherë pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja kanë nisur planet e reja për shtetet e Bashkimit Europian.

Herbert Kickl, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë austriake, ka deklaruar se gjuha gjermane është një ndër gjuhët që duhet të përdoret në  BE, si gjuhe kryesore.

Ky vlerësim i Kiclk ka ardhur vetëm tre ditë pas tërheqjes së Anglisë nga Bashkimi Europian.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, pas Brexit, BE duhet që tashmë të rivendosë një listë të re të gjuhëve që do të përdoren.

“Anglishtja aktualisht është gjuha më e rëndësishme e punës në BE. Frëngjishtja dhe gjermanishtja janë zyrtarisht të lidhura, por në realitet ato nuk përdoren aq shumë, as në të folur, as në dokumente të shkruara. Prandaj është logjike për mua që gjuha gjermane të vendoset të paktën në të njëjtin nivel përdorimi në negociatat dhe dokumentet e BE-së sikurse gjuha angleze. Pas një zgjidhjeje kalimtare për Brexit, bazuar në përfaqësimin e gjuhës amtare, gjermanishtja duhet të marrë një rol udhëheqës në familjen e gjuhëve të punës të BE-së.”- është shprehur Kickl.

Kujtojmë që me miratimin e Brexit, Britania e Madhe ka dalë zyrtarisht nga Bashkimi Europian që prej datës 31 janar, ndërsa do të vazhdojë të jetë në  tranzicion deri në fund të këtij viti.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be britania me 31 janar jashte be-se gjuha gjermane herbert kickl be britania me 31 janar jashte be-se gjuha gjermane herbert kickl

Sondazh

Poll