Bota

Koronavirusi/ Pekini bën thirrje për ndihmë: Kina kërkon urgjentisht materiale mjekësore

3 Shkurt 2020, 12:06 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Pekini bën thirrje për ndihmë: Kina kërkon

PEKIN– Ditën e sotme numri i viktimave në Kinë ka shkuar në  362 për shkak të Koronavirusit, ndërsa mbi 17  mijë të tjerë janë infektuar nga ky virus.

Për këtë rritje të shpejtë të viktimave, zyrtarë të lartë nga Pekini kanë bërë thirrje se në Kinë ka nevojë urgjente për pajisje mbrojtëse dhe pajisje mjekësore, në mënyrë që të bëjnë gjithçka duhet për shmangien e Koronavirusit të ri që ka shpërthyer në Wuhan.

“Kina kërkon urgjentisht nga shtetet e tjera maska mjekësore, kostume mbrojtëse dhe syze mbrojtëse.”-ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hua Chunying në Kinë.

 

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 362 personave dhe ka prekur mbi 17 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 362 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë pekini kerkon ndihme urgjente virusi ne kine 362 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë pekini kerkon ndihme urgjente virusi ne kine

Sondazh

Poll