Bota

Kina akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përhapje të frikës ndaj Koronavirusit

3 Shkurt 2020, 11:34 Nga DOSJA
Kina akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përhapje

SHBA– Qeveria kineze ka akuzuar SHBA për shkaktimin e “panikut” në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit koronavirusit në Kinë.

Sipas zyrtarëve të Pekinit në mbarë botën frika e madhe për virusin vdekjeprurës është përhapur më shumë si pasojë e nxitjes së SHBA-ve për të shpallur emergjencë kombëtare.

Ka më shumë se 17,000 raste të konfirmuara të virusit në Kinë, ndërsa 362 persona kanë vdekur për shkak të Koronavirusit.

Ndërsa jashtë kufinjve Kinës, ka më shumë se 150 raste të konfirmuara të virusit, dhe një viktimë e shënuar në Filipine.

Virusi shkakton infeksion të rëndë në sistemin e frymëmarrjes dhe simptomat e para janë ethet dhe kolla e thatë.

Çfarë masash ka ndërmarrë SHBA?

Më 23 janar, SHBA urdhëroi largimin e të gjithë personelit jo-urgjent amerikan dhe anëtarëve të familjes së tyre nga qyteti Wuhan në provincën Hubei, për shkak të virusit.

Vetëm pas një jave, SHBA lejoi largimin vullnetar të personelit jo-urgjent dhe të afërmve të punonjësve të qeverisë amerikane nga Kina. Më 30 Janar, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli një emergjencë globale shëndetësore mbi virusin e ri.

Pas kësaj, SHBA-ja urdhëroi largimin e të gjithë anëtarëve të familjes të personelit amerikan nën moshën 21-vjeçare nga Kinë.

Çdo qytetar amerikan që ka qenë në provincën Hubei do t’i nënshtrohet trajtimit nën një karantine për 14 ditë pas kthimit në SHBA.

 

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 362 personave dhe ka prekur mbi 17 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 362 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë shba virusi ne kine 362 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë shba virusi ne kine

Sondazh

Poll