Bota

Frika nga Koronavirusi/ Banorët në Shangai dhe në Hebei hedhin nga ballkonet macet dhe qentë (FOTO)

3 Shkurt 2020, 09:31 Nga DOSJA
Frika nga Koronavirusi/ Banorët në Shangai dhe në Hebei hedhin

SHANGAI– A po prek edhe kafshët Koronavirusi në Kinë? Një pyetje që ka bërë kuriozë shumë njerëz nëpër botë. Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të frikshme të disa maceve në provincën e Hebeit, ku macet janë të shtrira përtokë  të pajeta.

Sipas dëshmisë së një banori në  Shangai, macet janë hedhur nga katet e larta të pallateve  pasi frika është e madhe që  virusi mund të përçohet nga kafshët tek njeriu.

Jo vetëm në Shangai,por këto raste janë evidentuar edhe në “Tianjin City” në Provincën Hebei pranë epiqendrës ku shpërtheu virusi vdekjeprurës.

Një banor tregoi se edhe një qen është hedhur nga pronarët e tyre prej ballkonit të apartamentit në orën 4 të mëngjesit dhe zhurma që u krijua nga përplasja e qenit mbi një makinë, tronditi të gjithë banorët.

Nga ana tjetër, në një sqarim të OBSH-së, është mësuar se: Nuk ka prova që tregojnë se kafshët shtëpiake si macet dhe qentë mund të shpërndajnë koronavirusin.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 362 personave dhe ka prekur mbi 17 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.

Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: TheSun 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 362 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë macet qente virusi ne kine 362 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë macet qente virusi ne kine

Sondazh

Poll