Bota

Koronavirusi në Kinë, OBSH reagon për lajmet e rreme në internet rreth viktimave të virusit

3 Shkurt 2020, 09:04 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kinë, OBSH reagon për lajmet e rreme në

ZVICËR– Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 360 njerëzve dhe ka prekur mbi 17 mijë të tjerë, ndërsa mes tyre ka të infektuar edhe në vende  të tjera të botës, si Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Rusia e SHBA-ja.

Por përveç shqetësimit kryesor për gjetjen e ilaçit kundra virusit që po mundon OBSH-në gjatë këtyre ditëve është shtuar edhe një shqetësim i madh që ka të bëjë me lajmet e rreme që shpërndahen për shifrat e viktimave dhe të infektuarve nga Koronavirusi.

Ndërsa nga zyrat qendrore të OBSH në Gjenevë po punohet për çdo informacion që ka lidhje me shifrat e personave të vdekur e të prekur nga virusi.

Por gjithashtu, OBSH po punon për të klasifikuar lajmet e rreme që janë të dëmshme për opinionin publik  pasi e shqetëson ato lidhur me gjendjen delikate në të cilën ndodhet  Kina, por edhe vende të tjera nëpër botë.

“Këto “lajme të rreme”, për tu bërë të besueshme shpërndahen bashkë me informacione të bazuara në prova shkencore, përmes kanaleve sociale (Weibo, Twitter, Facebook, Instagram, LinkedIn, Pinterest) dhe faqe të tjera të internetit.”– ka deklaruar OBSH.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 362 personave dhe ka prekur mbi 17 mijë të tjerë, edhe jahstë Kinës.  Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij  virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.

Ndërkohë po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet që përhapën  Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 360 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë obsh per lajmet e rreme virusi ne kine zvicer 360 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë obsh per lajmet e rreme virusi ne kine zvicer

Sondazh

Poll