Bota

Frika nga koronavirusi, gruan e izolojnë me shufra hekuri në derë (VIDEO)

3 Shkurt 2020, 12:02 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi, gruan e izolojnë me shufra hekuri në derë

KINË– Autoritetet kineze janë akuzuar se i kanë lënë njerëzit të ‘vdesin nga uria’, pasi u shfaqën video tronditëse të policisë që pengonin familjet në shtëpitë e tyre për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Pamjet e dërguara në Metro.co.uk tregojnë se burra të maskuar kanë gozhduar shufra të mëdha metali mbi dyert dhe dritaret e njerëzve që kishin frikë të infektoheshin nga sëmundja vdekjeprurëse. Në këtë video, një grua dëgjohet duke bërtitur dhe duke u lutur, ndërsa oficerët me uniformë e mbyllin atë brenda. Një shenjë jashtë derës së saj të mbyllur lexon: ‘Kjo familje u kthye nga Wuhan. Qëndroni larg, pa kontakt ‘.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 362 personave dhe ka prekur mbi 17 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Marrë nga Metro

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll