Politike

Debati me DHL-në për pagesat/ Celibashi: Kërkesa për kamatëvonesa nuk është në kontratë

Gjatë fjalës së tij, Celibashi u shpreh se kanë kërkuar një përfaqësues nga ana e tyre që të komunikojë me KQZ-në për të përfunduar shërbimin.

9 Shtator 2025, 11:41 Nga I.A
Debati me DHL-në për pagesat/ Celibashi: Kërkesa për
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar KQZ-ja ka pasur disa kërkesa ndaj kompanisë DHL, të cilat duhet që të plotësohen. Gjatë fjalës së tij, Celibashi u shpreh se kanë kërkuar një përfaqësues nga ana e tyre që të komunikojë me KQZ-në për të përfunduar shërbimin. Ndërkohë që në lidhje me kamatvonesat, Celibashi i ka quajtur të pabaza, pasi nuk janë në kontratë. 

“Kemi pasur disa kërkesa ndaj kompanisë DHL, të cilat i kemi prezantuar zyrtarisht. Jam i sigurt që ato do të plotësohen, sepse janë në përputhje të plotë me kontratën. U kemi kërkuar një përfaqësues nga ana e tyre që të diskutojë dhe të komunikojë me KQZ për të përfunduar shërbimin. Pa pasur procesverbalin përkatës, nuk mund të bëjmë pagesën. Kërkesa për kamatëvonesa është komplet e pambështetur në përmbajtjen e kontratës dhe në parashikimet ligjore dhe kjo besoj është e qartë," tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll