Politike

Votimi nga jashtë/ Celibashi: Ishte proces me integritet të plotë, u respektua fshehtësia e votës

Gjatë një konference me gazetarët, Celibashi theksoi se ky proces ishte me integritet të plotë dhe është respektuar fshehtësia e votës. 

9 Shtator 2025, 11:38 Nga I.A
Votimi nga jashtë/ Celibashi: Ishte proces me integritet të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi i votimit nga diaspora ishte sukses i padiskutueshëm. Gjatë një konference me gazetarët, Celibashi theksoi se ky proces ishte me integritet të plotë dhe është respektuar fshehtësia e votës. 

"Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet pozitive të zgjedhjeve të 11 majit. Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i analizoj gjithë çfarë flitet ndryshe. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshme për këto zgjedhje dhe për KQZ. Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, është respektuar fshehtësia e votës. Shembujt konkret që kemi nga votues nga jashtë në komunikimin direkt që kanë pasur me KQZ, e konfirmojnë këtë. Proces historik dhe i realizuar sikurse do duhej të realizohej”, tha Celibashi.

 

 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll