Politike

“Partitë politike kanë gjykimet e tyre”, Celibashi: Task-forca e zgjedhjeve ka patur impakt pozitiv, bashkëpunimi me SPAK i suksesshëm

Gjatë fjalës së tij, Celibashi u shpreh se partitë politike mund të kenë gjykimet dhe komentet e tyre mbi procesin, por shtoi se task-forca e zgjedhjeve ka patur impakt pozitiv. 

9 Shtator 2025, 12:01 Nga I.A
“Partitë politike kanë gjykimet e tyre”, Celibashi:
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se bashkpunimi i KQZ-së me SPAK-un ishte i suksesshëm. Gjatë fjalës së tij, Celibashi u shpreh se partitë politike mund të kenë gjykimet dhe komentet e tyre mbi procesin, por shtoi se task-forca e zgjedhjeve ka patur impakt pozitiv. 

“Produkti ishte ky proces zgjedhor që zhvilluam. Mendoj se përtej sarkazmës nga aktorët politikë ndaj këtij bashkëpunimi, jam i bindur se ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm. Partitë politike kanë gjykimet dhe vlerësimet e tyre, si ndaj KQZ, ashtu edhe ndaj SPAK apo Prokurorisë së Përgjithshme. Por unë mendoj se impakti ka qenë realisht pozitiv. Është e vështirë për ne të themi si do ishte situata nëse nuk do ishte ajo task-forcë, por fakti që ishte aty ka ndikuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit,” tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll