Albin Kurti pas marrëveshjes: Ishte e vonuar, por tashmë do të qeverisim bashkë
3 Shkurt 2020, 07:42Nga DOSJA
KOSOVË– Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas marrëveshjes së arritur ditën e djeshme me LDK për formimin e qeverisë së re, ka deklaruar se kjo marrëveshje ishte e vonuar, pasi negociatat nisën disa muaj më parë. Në një postim në Facebook, Kurti shprehet se tashmë do të qeverisin bashkë me LDK.
“Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë.Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim. Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë.Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!”, shkruan Albin Kurti.
Ditën e djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovëskanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. Qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Kurti u shpreh se kanë ndarë përgjegjësitë për qeverinë e re. Mustafa tha se kjo qeveri do të jetë e suksesshme. Për postin e Presidentit palët do të diskutojnë më vonë.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që kishin votuar për një qeveri të re në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kanë mundur të shohin vetëm sot përmbushjen ...
KINË– Numri i vdekjeve si shkak i koronavirusit që ka shpërthyer në Wuhan të Kinës ka tejkaluar shifrat e 2003, kur epidemia e rëndë (SARS) që u përhap në ...
New York – Më 27 nëntor 2019 Agron Tufa, shkrimtar, poet, publicist dhe ish-Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri,...
KOSOVË- Kandidatja për Kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani ka refuzuar postin e kryetares së parlamentit edhe pse ajo më herët ishte shprehur se do të pra...
KOSOVË– Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar për herë të parë lidhur me marrëveshjen për qeverisjen mes LVV dhe partisë së saj.Osmani shkruan se ...
KOSOVË– Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë me dije se nuk do ta dorëzojë mandatin me ceremoni zyrtare tek pasardhësi i tij, Albin Kurti.Haradi...
KOSOVË -Kryeministri Ramush Haradinaj i shoqëruar nga kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj dhe një grup njerëzish ditën e sotme është ngjitur për të b...
FILIPINË- Koronavirusi ka shënuar viktimën e parë jashtë qytetit të Wuhan në Kinë. Sipas BBC, një burrë 44-vjeçar ka ndërruar jetë në Filipine duke ...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procesin e referendumit për t’i pyetur anëtarët nëse janë pro apo kundër marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demok...