Aktualitet

Ç’po ndodh me kryebashkiakët socialistë? Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për Kastriot Gurrën e Librazhdit, kë

2 Shkurt 2020, 19:29 Nga DOSJA
Ç’po ndodh me kryebashkiakët socialistë? Prokuroria e

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një verifikim për kryebashkiakun socialist të Librazhdit, Kastriot Gurra.

Prokuroria ka paraqitur një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sekuestrimin e formularit të tij të vetëdeklarimit për dekriminalizimit.

Ende nuk dihet përse Prokuroria ka nisur hetimet për Gurrës, pasi emri i tij nuk ka dalë nga radhët e PD-së në kuadrin e denoncimeve nga të kryebashkiakëve socialistë.

Kryebashkiaku i fundit që është denoncuar është Lefter Alla, ndaj të cilit u publikua një video teksa konsumonte kokainë. Më herët PD-ja denoncoi emrat e:  Valdrin Pjetrit, Agim Kajmaku, të dy të larguar nga posti i tyre dhe Mark Babanit të Vaut të Dejës, Agron Malajt të Matit dhe Qerim Ismailajt nga Mallakastra.

Disa ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se në ditët në vijim do të publikojë një tjetër denoncim për një kryebashkiak socialist, por pa dashur të japë emrin. Bardhi shtoi gjithashtu se po pret dosjen e plotë për të publikuar emrin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e librazhdit kastriot gurra librazhd prokuroria kerkese kqz per gurren bashkia e librazhdit kastriot gurra librazhd prokuroria kerkese kqz per gurren

Sondazh

Poll