Aktualitet

Zjarr në katin e 5-të të një pallati në Shkodër, vdes 70-vjeçari, i vë flakën banesën dhe digjet brenda (EMRI)

2 Shkurt 2020, 18:46 Nga DOSJA
Zjarr në katin e 5-të të një pallati në Shkodër,

SHKODËR– Një 70-vjeçar i ka vënë flakën apartamentit të tij në katin e 5-të të një pallati në lagjen “Zdrale”. Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton të ketë pasur shpërthim të bombulës së gazit ashtu siç u raportua fillimisht.

Pasi është vënë alarmi, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikëse, të cilat kanë nisur menjëherë punën për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e 70-vjeçarit. Por pa sukses!

Viktima është identifikuar si Ismet Abdurramani, 70 vjeç, ndërsa dyshohet se shkak për flakët ka qënë rrjedhja e gazit nga një bombol, e cila përdorej nga i moshuri. Abdurramani jetonte së bashku me bashkëshorten e tij, e cila në momentet e zjarrit nuk ishte në banesë.

Mësohet se 70-vjeçari prej kohësh ka pasur probleme me bashkëshorten. Madje edhe më parë ai ka tentuar disa herë t’i vendosë zjarrin banesës së tij, ndërsa për shkak të problemeve, ai ishte dërguar disa herë në polici.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat rrezikonin të shkrumbonin të gjithë katin. Për arsye sigurie u evakuuan të gjithë banorët e pallatit.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 02.02.2020, në orën 19:20, në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 70 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, si dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 70 vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër

Shërbimet e Policisë  kanë evakuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ismet abdurramani shkoder vdes ismet abdurramani zjarr ne shkoder ismet abdurramani shkoder vdes ismet abdurramani zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll