Politike

Presidenti i PE në Tiranë, Sassoli: Mbështesim paketën ‘Anti-“KÇK’, BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë

3 Shkurt 2020, 07:23 Nga DOSJA
Presidenti i PE në Tiranë, Sassoli: Mbështesim paketën

TIRANE- Ka mbërritur në Shqipëri, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Vizitën dy-ditore në Tiranë, Sassoli e ka nisur me një takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat. Gjatë konferencës, Sassoli përsëriti mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave që e cilësoi ‘një vonesë’. Rama informoi që në nisje të konferencës, se me Sassolin ka diskutuar për disa çështje, përfshirë këtu edhe paketën anti-“KÇK’.

Axhenda për ditën e sotme

Ndërsa, presidenti i Parlamentit Evropian, Sassoli tha se PE e mbështet luftën kundër krimit, dhe tha se partnerët e Shqipërisë do të jenë autoriteteve për të zbatuar këtë paketë. Sassoli gjithashtu shtoi se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë.

Në vizitën dy-ditore të presidentit të PE, parashikohet një fjalim në Kuvend në orën 15:00, si dhe takim me presidentin Ilir Metea, kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në selinë e PD.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david sassoli edi rama presidenti i pe-së në tiranë david sassoli edi rama presidenti i pe-së në tiranë

Sondazh

Poll