4 Shtator 2025, 15:42
Nga E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal, në seancën e dytë dëgjimore. Me anë të postimi në rrjetin social Facebook, Zhupa thekson se asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me standardet europiane.
Zhupa ka listuar edhe nenet problematike dhe faktin se asgjë nuk është ndryshuar pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
Më tej ajo paralajmëron se me konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë cështje, duke përdorur të gjitha instrumentat kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standartet europiane dhe për mos lejuar cënimin e lirisë së medias.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës në Facebook:
Gazetarët do ndjehen të fyer po nuk i futem në burg; Gazetarët duhen mbajtur nën kërcënim penal; Gazetarët duhet të kenë frikë kur publikojnë lajme për qeverinë dhe për gjykatat; këto ishin disa nga postulatet e kodit të ri penal të Edi Ramës kundër lirisë së medias dhe gazetarëve.
Metodë represive dhe insistim djallëzor për të heshtur dhe kontrolluar gazetarët nëpërmjet kodit të ri penal, totalisht të papranueshëm me standartet europiane.
Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku su dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias.
Nenet problematike që cënojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur.
Neni 865 (Shpifja) rrit ndjeshëm dënimet, veçanërisht kur informacioni shpërndahet nëpërmjet kanaleve mediatike dhe përdoret si mjet kërcënimi i drejtëpërdrejtë për gazetarët.
Neni 863 (Fyerja) për fyerjet e rënda prezanton kritere të paqarta si “shqetësimi i opinionit publik” dhe “zakonet e mira”, duke mos pasur përkufizime të qarta dhe duke lënë mundësi për interpretim subjektiv dhe zbatim selektiv.
Neni 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës) është veçanërisht shqetësues pasi ndalon gjerësisht bërjen apo publikimin e komenteve mbi procedurat gjyqësore, duke ndërhyrë kështu drejtpërdrejt në rolin thelbësor mbikëqyrës të medias dhe duke minuar transparencën.
Neni 517 (Dhënia e Informacioneve) ndalon ‘dekonspirimin’ e operacioneve policore dhe hetimeve, duke prekur drejtpërdrejt punën e mediave, veçanërisht në rastet e investigimit. Kur një gazetar publikon informacion lidhur me një operacion ose hetim në proces, ligji tashmë e përkufizon si dekonspirim.
Për të gjitha këto kishte zero reflektim, përkundrazi një mbrojtje sharlatane për ti lënë të pandryshuara pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
Ndërkohë që do duhet të kemi një kod penal që e trajton cështjen e gazetarëve dhe lirisë së medias në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe rekomandimet e BE-së, dhe siç parashikohet në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës dhe siç kërkohet nga shoqëria civile dhe komuniteti i medias.
Me konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë çështje, duke përdorur të gjitha instrumentet kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standardet europiane dhe për mos lejuar cenimin e lirisë së medias.
ina zhupa
Politike
4 Shtator 2025, 15:04
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Fituesja e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), pritet ta rikonfirmojë Albin Kurt...
Politike
4 Shtator 2025, 14:24
E. D
Jelena Gjukanoviç
PRISHTINË- Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë...
Politike
4 Shtator 2025, 14:24
I.A
Gonzato, Spiropali dhe Mrazikova
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e BE, Silvio G...
Politike
4 Shtator 2025, 13:20
I.A
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi ngritjen e qendrave të reja t&...
Politike
4 Shtator 2025, 12:44
I.A
Arben Rakipi
TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit t&eu...
Politike
4 Shtator 2025, 13:37
E. D
foo ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka nisur të enjten procesin e tërheqjes së shortit p&...
Politike
4 Shtator 2025, 13:18
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryebashkiakun e Kavajës në mbyllje të fjalimit të tij p&e...
Politike
4 Shtator 2025, 13:10
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është nevoja për një reformim total të inspektoriateve të po...
Politike
4 Shtator 2025, 13:08
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se natyra dhe bukuritë e saj janë asete më të mëdha që ka vendi...
Politike
4 Shtator 2025, 13:04
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, theksoi se do të ndalohet muzika në beach bar, pasi sipas tij po streson të gjith&eu...