Bota

Kadri Veseli vendos ultimatumin: Nëse s’ka Qeveri të hënën, vendi të shkojë në zgjedhje

1 Shkurt 2020, 17:38 Nga DOSJA
Kadri Veseli vendos ultimatumin: Nëse s’ka Qeveri të

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur sot se nëse LDK dhe VV nuk arrijnë marrëveshje deri të hënën vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në një deklaratë për Klan Kosovën, ai ka pohuar se qeverisja duhet të ketë legjitimitet qytetar dhe marrëveshje politike, ndërsa është shprehur kundër bllokadave. “Nëse nuk ka Qeveri të hënën, atëherë pas të hënës vetëm zgjedhjet janë zgjidhje. Nuk duhet të ketë opsion tjetër. Nuk ka legjitimitet dhe legalitet asnjë opsion tjetër.Qeverisja duhet të ketë legjitimitet qytetar dhe marrëveshje politike. Jo bllokada, kushtëzime, shantazhe, në luftën për pushtet. Kjo logjikë dëmtuese duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Duhet respektuar legjitimiteti qytetar dhe duhet pranuar rezultati i zgjedhjeve demokratike”, ka shtuar Veseli.

Nga ana tjetër dy partitë që dolën fituese po vijojnë negocicat dhe duket se është gjetur gjuha e përbashkët dhe shumë shpejt do nënshkruhet marrëveshja. Mediat në vend bëjnë me dije Konjufca ka pranuar që të lë postin e kreut të Kuvendit dhe kështu i hapet rruga marrëveshjes.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kadri vesli koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove kadri vesli koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll