Bota

Kompania e helikopterëve me të cilin fluturoi Kobe Bryant nuk lejohej të fluturonte në mjegull

1 Shkurt 2020, 17:24 Nga DOSJA
Kompania e helikopterëve me të cilin fluturoi Kobe Bryant nuk lejohej

SHBA– Helikopteri Island Express ishte i kufizuar për të vepruar kur piloti ishte në gjendje të shihte qartë kur fluturonte.

Piloti raportohet se kishte certifikimin federal për të pilotuar helikopterin duke u mbështetur vetëm në instrumentet e kabinës.

Megjithatë ai ka të ngjarë të ketë pasur pak përvojë në këtë mënyrë, thonë ekspertët.

Kjo për shkak se ai ishte i kufizuar nga licencimi i kompanisë.

Shkaku i përplasjes në motin e mjegullt në perëndim të Los Angeles është ende duke u hetuar.

Island Express, ishte i kufizuar për të fluturuar nën ato që njihen si rregulla vizuale të fluturimit, që do të thotë që pilotët duhet të jenë në gjendje të shohin qartë jashtë aeroplanit gjatë ditës, tha Keith Holloway, një zëdhënëse e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan është shuar me 26 janar pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij prvat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpërbotë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje. Mes atyre që reaguan ishte Donald Trump dhe Edi Rama.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota helikopteri island express kobe bryant vdes kobe bryant helikopteri island express kobe bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll