Politike

“7 vite dështim”/ Basha: KÇK s’mund të luftojë KÇK, Rama dhe qeveria e tij janë vetë krimi

2 Shkurt 2020, 09:43 Nga DOSJA
“7 vite dështim”/ Basha: KÇK s’mund të

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon për miratimin e paketës anti- KÇK. Përmes një postimi në twitter, lideri i PD-së, shprehet se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë dështuar, duke shtuar se nuk mund ta luftojnë krimin, pasi sipas tij, ata janë vetë krimi.

Pas 7 vitesh dështim, një gjë është e qartë. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata jane vetë krimi dhe korrupsioni. KÇK nuk mund të luftojë KÇK!”, shkruan Basha në Twitter.

Dy ditë më parë qeveria miratoi aktin normative kundër KÇK, që sipas saj është një paketë ligjore speciale dhe do luftojnë krimin e organizuar dhe pasurinë e tyre. Rama, platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit. Sipas Ramës ligji kundër KÇK-së do trondisë krimin dhe do arrijë të gjurmojë paratë e tyre. Por do jetë një mekanizëm ligjor, kundër njerëzve të drejtësisë që abuzojnë me detyrën, pasi mund të digjen nga Vetting-u.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligji special për grupimin e kçk lulzim basha miratohet paketa anti-kçk ligji special për grupimin e kçk lulzim basha miratohet paketa anti-kçk

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2020, 14:19

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video ku shihen disa dhjetëra efektivë të Njësisë Speciale që do kryejnë operacionet ‘Forca e Ligjit’ du...