Aktualitet

Përfshihet nga flakët një kanal me mbeturina në Nikël, dyshohet për zjarrvënie, në rrezik banesat përreth

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të mbetjeve që ndodheshin në zonë. Në afërsi të vatrës së zjarrit ka disa banesa të cilat rrezikohen nga flakët.

29 Gusht 2025, 22:05 Nga N.F
Përfshihet nga flakët një kanal me mbeturina në Nikël,
Foto ilustruese

NIKËL- Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e sotme në Nikël. Mësohet se zjarri ka rënë në një kanal i cili është i mbushur me mbeturina dhe me shkurre. Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të mbetjeve që ndodheshin në zonë. Në afërsi të vatrës së zjarrit ka disa banesa të cilat rrezikohen nga flakët.

Gjithashtu bëhet me dije se pranë zjarrit është edhe një kabine elektrike. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrikësit të cilët po ndërhyjnë për izolimin e flakëve. Sipas raportimeve zjarri po përparon pasi është në disa vatra. Autoritetet gjithashtu kanë nisur hetimet në lidhje me zjarrin dhe kapjen e personave që mund të kenë shkaktuar zjarrin nëse rezulton i qëllimshëm.

zjarr ne nikel

Sondazh

Poll