Aktualitet

U gjet i dekompozuar brenda banesës së tij në Korçë, identifikohet 75-vjeçari (EMRI)

Vëllai i 75-vjeçarit është shprehur se ai kishte probleme kardiake dhe trajtohej me kemp. Ai shtoi se i vëllai jetonte i vetëm dhe se nuk kishin pasur komunikim prej muajsh. 

29 Gusht 2025, 18:34 Nga N.F
U gjet i dekompozuar brenda banesës së tij në Korçë,
Foto

KORÇË- 75-vjeçari i cili është gjetur i pajetë dhe i dekompozuar në banesën e tij në Korçë është identifikuar. Viktima ëshë Islam Fixha. Vëllai i 75-vjeçarit është shprehur se ai kishte probleme kardiake dhe trajtohej me kemp.

Ai shtoi se i vëllai jetonte i vetëm dhe se nuk kishin pasur komunikim prej muajsh. Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj. Sipas të dhënave të para nga hetimet dhe analizat mjeko-ligjore, dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të kujtesës dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

islam fixha

Sondazh

Poll