Aktualitet

"Ndotja akustike në Tiranë ka kaluar çdo kufi të pranueshëm", Besiana Kadare: Një makth i vërtetë për sistemin nervor! Koston e lartë po e paguajnë me shëndetin e tyre banorët

Besiana Kadare ka ngritur shqetësimin e ndotjes akustike në Tiranë teksa thekson se kjo ka kaluar çdo kufi.

29 Gusht 2025, 20:00 Nga N.F
"Ndotja akustike në Tiranë ka kaluar çdo kufi të
Foto

TIRANË- Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare ka vendosur t'i japë zë një problematike e cila shqetëson të gjithë qytetarët e Tiranës. Besiana Kadare ka ngritur shqetësimin e ndotjes akustike në Tiranë teksa thekson se kjo ka kaluar çdo kufi.

Ajo shton se muzika me volum të lartë është në çdo cep të qytetit. Sipas saj ky është një makth për sistemin nervor dhe se nuk e ka hasur këtë fenomen në asnjë qytet të botës. Kadare ka ngritur pyetjen se ndoshta një peticion mund të vërë në lëvizje gjërat për tu marrë masa.

"Ndotja akustike në Tiranë ka kaluar çdo kufi të pranueshem! Nuk mjaftojne zhurmat e pafundme nga ndërtimet, tyrrjelat, çekanët, borite e makinave, njerëzit që flasin në telefon me zë ne kupë të qiellit sikur te ishin në sallonin e tyre dhe jo në hapësire publike. Por ajo që e bën situatën edhe më të padurueshme eshtë muzika e keqe (nuk di ku arrijnë ta gjejnë një muzike kaq te shpifur) me cilësi tingulli fare të ulët dhe me volum marramendes, që shpërthen në çdo cep rruge, bari, kafeneje e restoranti, pa pushim, në çdo orë. Kjo ndotje akustike eshtë një makth i vërtetë për sistemin nervor!

Këtë situatë nuk e kam hasur kurrë më parë, në asnjë qytet te botës. Koston e lartë po e paguajnë me shëndetin e tyre banorët e qytetit. Çfarë mund të bëjmë për të gjetur një zgjidhje ? Ndoshta një peticion qytetaresh për të vëne gjërat në lëvizje?,"shkruan ajo.

besiana kadare ndotje akustike

Sondazh

Poll