Aktualitet

Zjarr në fshatin Kodër Lumë, flakët rrezikonin banesat, ndërhyet në kohë

Nga ndërhyrja e shpejtë është bërë e mundur parandalimi i përhapjes së mëtejshme e zjarrit. Raportohet se zjarri ra në afërsi të disa banesave dhe mund të rrezikoheshin nga flakët.

29 Gusht 2025, 21:09 Nga N.F
Zjarr në fshatin Kodër Lumë, flakët rrezikonin banesat,
Foto

KUKËS- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një zonë me shkurre dhe pemë në afërsi të banesave në fshatin Kodër Lumë në Shtiqën të Kukësit. Mësohet se pasi ka rënë zjarri banorët menjëherë kanë njoftuar zjarrfikësit.

Nga ndërhyrja e shpejtë është bërë e mundur parandalimi i përhapjes së mëtejshme e zjarrit. Raportohet se zjarri ra në afërsi të disa banesave dhe mund të rrezikoheshin nga flakët. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe as banesa të prekura. Nga zjarri janë është djegur një sipërfaqe me bimësi të thatë.

zjarr ne kukes

Sondazh

Poll