Aktualitet

"Iu betova që nuk ia kisha vjedhur portofolin", zbulohet arsyeja e konfliktit që agravoi në vrasjen e Pirro Prronit në Shkodër

Autori pasi është dorëzuar në polici disa orë pas ngjarjes ka deklaruar se viktima e akuzonte se prej një muaji i kishte vjedhur portofolin.

29 Gusht 2025, 21:16 Nga N.F
"Iu betova që nuk ia kisha vjedhur portofolin", zbulohet arsyeja
Viktima

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit, Pirro Prroni. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas akuzave të vazhdueshme të viktimës ndaj autorit, Ndoc Maçar për vjedhjen e portofolit.

Autori pasi është dorëzuar në polici disa orë pas ngjarjes ka deklaruar se viktima e akuzonte se prej një muaji i kishte vjedhur portofolin. Konflikti mes tyre ka agravuar pasi  58-vjeçari nuk e ka pranuar se e ka kryer vjedhjen.

"Iu betova që nuk e kisha vjedhur unë," ka thënë Maçaj para policëve. Mbrëmjen e djeshme ata ishin takuar dhe gjatë konfliktit dhe akuzave të përsëritura ndaj tij, 58-vjeçari ka qëlluar drejt Prronit. Pas krimit autori u largua por më vonë vendosi të dorëzohej bashkë me armën.

vrasja e pirro prronit

Sondazh

Poll