29 Gusht 2025, 20:59
Nga N.F
Foto
TIRANË- INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë të vitit 2025, janë miratuar 352 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një ulje prej 0,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku u miratuan 354 leje.
Po sipas INSTAT, sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor, është 278.389 m², duke shënuar një ulje prej 67,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 (844.137 m²). Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 18,4 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 45,5 %, krahasuar me një vit më parë (33,7 miliardë lekë). Qarku i Durrësit mban peshën kryesore me 156 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 129.617 m². Ka rritje domethënëse e vlerës së projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Durrës, Korçë dhe Shkodër.
Megjithatë, të dhënat e INSTAT nuk tregojnë situatën reale. Vetë instituti i statistikave sqaron se Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive. Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e dytë bazohen vetëm në burimet bashkiake. Për këtë arsye, publikimi aktual nuk mund të krahasohet plotësisht me periudhat e ardhshme, deri në momentin që të gjitha institucionet përgjegjëse do të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.
Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet. Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.
Në vitin 2024, vetëm në kryeqytet u dha për leje ndërtimi një sipërfaqe rekord prej gati 2 milionë metra katror, më i madhi historik për kryeqytetin. Këto leje duan të paktën 1-2 vjet kohë që të reflektohen në punime në terren. Që nga viti 2018, kur ka filluar vala e re e ndërtimeve në kryeqytet janë dhënë mbi 10 milionë metra katror leje ndërtimi. Ndërkohë projekte të tjera pritet të fillonë bazuar në lejet e fundit të dhëna nga Këshillit Kombëtar i Territorit./ Monitor
ndertime
Aktualitet
29 Gusht 2025, 20:00
N.F
Foto
TIRANË- Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare ka vendosur t'i japë zë një problematike e cila shqetëson të gjithë qytet...
Aktualitet
29 Gusht 2025, 18:34
N.F
Foto
KORÇË- 75-vjeçari i cili është gjetur i pajetë dhe i dekompozuar në banesën e tij në Korçë...
Aktualitet
29 Gusht 2025, 17:38
N.F
FOTO
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka dalë me një reagim në lidhje me deklaratat që kryeministri Edi...
Aktualitet
29 Gusht 2025, 17:13
N.F
Foto
ITALI- Autoritetet italiane kanë prangosur një 19-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi të riut iu gjetën d...
Aktualitet
29 Gusht 2025, 16:41
N.F
Artur Zheji
TIRANË- Avokati Arben Llangozi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. L...
Aktualitet
29 Gusht 2025, 15:51
N.F
Aksidenti
FIER- Një aksident tjetër është regjistrua ditën e sotme. Mësohet se një makinë dhe një motomjet jan...
Aktualitet
29 Gusht 2025, 15:40
N.F
Foto
KAVAJË- Një aksident i rëndë është resgjistuar ditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Kavajë. Polici...
Aktualitet
29 Gusht 2025, 15:16
N.F
Shperthimi
DURRËS- Resorti luksoz "Saint Michelle Residence" i ish-kryeinspektorit të IMT-së në Durrës, Ardian Hal...
Aktualitet
29 Gusht 2025, 13:42
V.Ç
Pamje nga sekuestrimi
SARANDË – Një 49-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi akuzohet për kontraband&eum...
Aktualitet
29 Gusht 2025, 13:41
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria kryesoi Europën për numrin e lartë të popullsisë mbi 16 vjeç që kishin nev...