Aktualitet

Ndryshimi i motit në fundjavë, Kapiteneria e Portit Sarandë: Ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese!

Ky ndalim vlen për të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

29 Gusht 2025, 21:33 Nga N.F
Ndryshimi i motit në fundjavë, Kapiteneria e Portit Sarandë:
Foto ilustruese

SARANDË- Kapiteneria e Portit Sarandë ka dalë me një njoftim lidhur me ndryshimet e motit që priten të ndodhin në fundjavë. Në njoftim bëhet me dije se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare do të ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla.

Ky ndalim vlen për të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit. Sipas njoftimit ndalimi i daljes në det të mjeteve hy në fuqi nesër në orën ora 06:00. Ky udhër ndalimi do të jetë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare i cili më pas do të njoftohet me një reagim tjetër.

kapiteneria e portit sarandë

Sondazh

Poll