Aktualitet

Aksident i rëndë në Kavajë, ndërron jetë këmbësori, u përplas nga një makinë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00. Shoferi i mjetit mësohet se është shoqëruar nga policia. 

29 Gusht 2025, 15:40 Nga N.F
Aksident i rëndë në Kavajë, ndërron jetë
Foto

KAVAJË- Një aksident i rëndë është resgjistuar ditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Kavajë. Policia bë me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor 83-vjeçar. Fatkeqësisht i moshuari nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00. Shoferi i mjetit mësohet se është shoqëruar nga policia. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Kavajë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin M. H., 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi R. M, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit," thuhet në njoftimin e policisë.

aksident me nje viktime ne kavaje

Sondazh

Poll