Politike

Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, Albin Kurti: Një patriot i emancipuar, ndihmoi të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri

Kurti shkruan se Zheji ishte ndër gazetarët e rrallë që përtej lajmit të ditës, angazhohej me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohej. 

24 Gusht 2025, 10:00 Nga r.ll
Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, Albin Kurti: Një patriot i
artur zheji

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në reagimin e tij në rrjete sociale, Kurti shkruan se Zheji ishte ndër gazetarët e rrallë që përtej lajmit të ditës, angazhohej me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohej. 

Ai shton më tej se i ardhur nga një baba intelektual dhe një nënë aktore e shquar, edhe gazetari i ndjerë "nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon". 

Kurti shprehet se Artur Zheji ishte nëj patriot i emancipuar që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja e Kosovës dhe të rritej jehona e kërkesës së drejtë për liri. Kryeministri i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të gazetarit. 

POSTIMI I PLOTË:

Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji, fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen.

I ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami.

Duke ardhur prej një familje të tillë, është e kuptueshme pse Artur Zheji nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon. Ai ishte jo thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar, një dokumentues i angazhuar, që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja jonë e të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri.

Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Petro Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe!

vdekja e artur zhejit albin kurti

Sondazh

Poll