Politike

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Ilir Meta: Një humbje e madhe, gazetar profesionist dhe analistit brilant

Meta, më tej në postimin e tij, ka vlerësuar kontributin e Zhejt, jo vetëm në fushën e medias, por edhe në jetën publike dhe politike të vendit.

23 Gusht 2025, 18:36 Nga I.A
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Ilir Meta: Një humbje e madhe, gazetar
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka vlerësuar figurën e Zhejit si një profesionist brilant dhe intelektual të angazhuar në mbrojtje të lirisë së medias dhe shtetit të së drejtës. Meta, më tej në postimin e tij, ka vlerësuar kontributin e Zhejt, jo vetëm në fushën e medias, por edhe në jetën publike dhe politike të vendit.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji. Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.
Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale. Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta! I paharruar kujtimi i Tij! Të prehet në paqen e merituar!


ilir meta artur zheji

Sondazh

Poll