Politike

Elisa Spiropali mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji: Pusho në paqe

Më tej, Spiropali e cilëson Artur Zhejin si një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.

23 Gusht 2025, 20:50 Nga I.A
Elisa Spiropali mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të
Elisa Spiropali dhe Artur Zheji

TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se lajmi i vdekjes së gazetarit është trishtues. Më tej, Spiropali e cilëson Artur Zhejin si një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.

Postimi i Plotë:

Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!

elisa spiropali artur zheji

Sondazh

Poll