Politike

Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji/ Veliaj: Lajm fort i hidhur

Në një reagim në rrjete sociale, Veliaj e cilësoi Zhejin si gazetar kalibri dhe intelektual të spikatur që ka dhënë shumë për median shqiptare që nga vitet ’90. Postimi i Veliaj:

23 Gusht 2025, 19:53 Nga I.A
Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji/ Veliaj: Lajm fort i hidhur
Artur Zheji

TIRANË- Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në një reagim në rrjete sociale, Veliaj e cilësoi Zhejin si gazetar kalibri dhe intelektual të spikatur që ka dhënë shumë për median shqiptare që nga vitet ’90.

Postimi i Veliaj:

Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit! Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot. Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.

Sondazh

Poll