Politike

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Ervin Salianji: Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë

Sipas Salianjit, Shqipëria humbi një intelektual të madh e të rrallë, ndërkohë që vdekjen e tij e cilësoi si një tronditje e madhe.

23 Gusht 2025, 19:13 Nga I.A
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Ervin Salianji: Shqipëria humbi sot
Artur Zheji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se largimi i tij nga jeta la pas një boshllëk të pamatë. Sipas Salianjit, Shqipëria humbi një intelektual të madh e të rrallë, ndërkohë që vdekjen e tij e cilësoi si një tronditje e madhe.

Postimi i Plotë:

Artur Zheji u nda sot nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të pamatë. Ai ishte një nga mendjet më brilante të kohës, një njeri me kulturë, thellësi dhe guxim intelektual. Kam ndarë biseda persona të thella e vërteta me Zhejin, shpesh kemi ecur me kilometra e kemi ndarë  mendime e perjetime mbi shumçka njerëzore duke hyrë në skutat më të errëta të mendimeve e përjetimeve për ndodhi e ngarje të jetës.

Jam i tronditur nga humbja e tij, i goditur nga mungesa e papranueshme e ikjes së papritur të tij. Zhejit ia doje narrativën dhe argumentin edhe në kundërshti! Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë, një zë të mençur e të lirë; kush e njihte humbi një mik të shtrenjtë.

Ndarja e tij nuk është thjesht humbja e një gazetari apo intelektuali të spikatur, por një tronditje e madhe për hapësirën publike shqiptare, që sot mbetet më e varfër. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara dhe do të ndriçojnë edhe pas ikjes.

ervin salianji artur zheji

Sondazh

Poll