Politike

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Ziadin Sela: Ngriti zërin për shqiptarët e çdo treve

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sela shprehet se Zheji nuk ishte thjeshtë një gazetar, por ngriti zërin në Tiranë për shqiptarët në Strugë, Çamëri e Preshevë.

23 Gusht 2025, 22:21 Nga I.A
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Ziadin Sela: Ngriti zërin për
Ziadin Sela

SHKUP- Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Deputet në Kuvendin e RMV-së, Ziadin Sela i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit të ndjerë Artur Zheji. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sela shprehet se Zheji nuk ishte thjeshtë një gazetar, por ngriti zërin në Tiranë për shqiptarët në Strugë, Çamëri e Preshevë.

Postimi i Plotë:

Artur Zheji, një figurë emblematike mungesa e të cilit do të ndjehet gjatë! Nuk ishte thjeshtë një gazetar, por një zë i shqiptarëve të çdo treve. Ngriste zërin në Tiranë për shqiptarin në Strugë e Likovë, në Çamëri e Guci, në Preshevë e Prishtinë.

Mjeshtër i pendës dhe fjalës publike, aktivist i angazhuar në çdo kauzë e proces të rëndësishëm për kombin. Ikja e tij në këtë moshë e papritmas, do të lë një zbrastirë të thellë në opinionin mbarëkombëtar. Pusho në paqë, Artur! Ngushllime të përzemërta për familjen, kolegët dhe mbarë popullin!

ziadin sela artur zheji

Sondazh

Poll